Browse

Article 1 min read

Fondi i ri i konfiskimit nga qeveria Kurti ngjall kureshtje

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · July 1, 2026 · Uncategorized

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime të rëndësishme.

Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit, me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

Sipas njoftimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë.

Qeveria nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me këto vendime.

Related Articles