Browse

Article 1 min read

Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e humbur në Liqenin e Batllavës

Share Post

08:42 | 1 Korrik 2026

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha për Klankosova.tv se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa sot ka vazhduar nga ora 09:00.

“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi.

LEXO EDHE:

Vijojnë kërkimet për të riun që u fundos në liqen e Batllavës, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes