Browse

Article 1 min read

Mbappe dhe Olise shkëlqejnë ndërsa Franca dominon Suedinë 3-0

Share Post

00:58 | 1 Korrik 2026

Franca e ka fituar me lehtësi ndeshjen e 1/16 së finales në Kupën e Botës me rezultat 3-0 ndaj Suedisë.

Francezët e dominuan takimin nga minuta e parë deri tek ajo e fundit duke mos i dhënë asnjë shanc suedezëve, shkruan Arbresh.info.

Franca shënoi fillimisht me Mbappen, por goli u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 20-të.

Franca vazhdoi sulmet dhe shtylla ia mohoi një super gol, talentit Michael Olise i cili goditi me gërshërë por për fat të tij topi u ndal në shtyllë.

Ndërkohë, Olise pati edhe dy goditje të fuqishme drejt portës por njëra shkoi jashtë e tjetra u prit nga portieri.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të shkoj në pushim baras, Mbappe shënoi krejt në fund të pjesës së parë për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nisi me dominim të ‘gjelavr’, Barcola shënoi në minutën e 53-të, pas një asistimi të Olises.

Olise nuk u ndal me asistime dhe i dha një top të bukur Mbappes i cili vulosi fitoren 3:0 në minutën e 74-të.

Deri në fund, Suedia rrezikoi një herë me Gyokeresin por Maignan ishte në vend.

Me këtë triumf, Franca kalon në 1/8 e finales ku e pret Paraguai, kurse Suedia eliminohet nga Kupa e Botës./Arbresh.info