Browse

Article 1 min read

Qeveria në detyrë e Kosovës miraton hapjen e 'Fondit të Konfiskimit' që po ngjall reagime

Share Post

21:57 | 30 Qershor 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025.

Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit, me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë me vendime të formës së prerë të gjykatave.