Tragjedi në Tiranë: Dy oficerë vdesin në rrethana misterioze
TB
Gazeta Minuti arbn · June 30, 2026 · Uncategorized
Dy oficerë policie që shërbenin në burgun “Jordan Misja” në Tiranë kanë vdekur brenda natës, teksa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Siç raporton TCh-ja, rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe oficerët janë Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana
Sipas këtyre raportimeve, Muhametaj 62 vjeç, ka shërbyer si specialist informacioni me gradën komisar, derisa Vrana si teknik i kamerave.
Në informacionet e raportuara nga TCh-ja, fillimisht Muhametajt i kishte rënë të fikët, ku atij i janë kryer veprime urgjente mjekësorë brenda burgut, e më pas është dërguar me autoambulancë për në spitalin ushtarak, por që më pas ka vdekur.
Ndërkohë, derisa ka qenë duke u hetuar rasti, dhe duke u shikuar kamerat e sigurisë, ka ndodhur alivanosja e zyrtarit tjetër, me ç’rast edhe Vranës i ka rënë të fikët dhe më pas edhe ka vdekur me gjithë urgjencat mjekësore që i janë bërë.