Pse vrasja e imamit po ngjall emocione në komunitet
TB
Gazeta Minuti arbn · June 30, 2026 · Uncategorized
Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Arsyeja e vrasjes së imamit nuk lidhet me punën e tij në xhami.
Kështu ka thënë për Indeksonlinen, Ajhan Beqiri, sekretar i KBI-së për rajonin e Gorës.
“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhehnet”, ka thënë Ajhan Beqiri për Indeksolinen.
I arrestuari për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është Beshir Hamza.
Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm pas një aksioni të mirorganizuar nga Policia e Kosovës