Paraguai trondit Gjermaninë me eliminimin pas penalltive në Kupën e Botës
01:38 |
30 Qershor 2026
Paraguai e eliminon Gjermaninë në 1/16 e finales së Kupës së Botës, pas ekzekutimit të penalltive. Paraguainët ishin më të saktë nga 11 metra ku triumfuan (3:4).
Takimi në kohën e rregullt mbyll 1-1, derisa as në vazhdime gola nuk pati, shkruan Arbresh.info.
Të parët që shënuan ishin paraguainët me Enciscon në minutën e 42-të.
Teksa, Gjermania u përgjigj me një gol të Kai Havertz në minutën e 54-të.
Gjermanët e patën iniciativën gjatë gjithë pjesës së dytë për ta realizuar edhe golin tjetër, por gjatë 90 minutave nuk e arritën një gjë të tillë dhe ndeshja shkoi në shtesa.
Paraguainët gjatë gjithë kohës ishin duke u mbrojtur.
Në minutën e 103-të në ndeshje pas një goditje nga këndi, Gjermania realizoi gol me anë të Tah. Mirëpo ky gol u anulua pasi pati një ndërhyrje në portier, nga futbollisti gjerman Anton, dhe ndeshja mbeti 1-1.
Në minutën e fundit të pjesës së parë të vazhdimeve, Gjermania rrezikoi seriozisht me Kai Havertz por u ndal nga portieri.
Gjermania pati mundësi të mirë edhe në minutën e 119-të, por goditja me kokë e Anton u ndal nga portieri Gill.
Në penallti për Gjermaninë gabuan Havertz, Woltemade dhe Tah.
Kurse hero i Paraguait ishte portieri Orlando Gill me dy pritje. Penalltinë vendimtare e shënoi Jose Canale.
Në 1/8 e finales Paraguai pret fituesin e ndeshjes Francë – Suedi./Arbresh.info