Browse

Article 1 min read

Tronditje në Ferizaj: Çfarë ndodhi me Florim Haxhidema?

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 29, 2026 · Uncategorized

Sinjali ka siguruar identitetin e viktimës së ngjarjes së rëndë që tronditi Ferizajn mbrëmjen e së dielës, ku një person u gjet pa shenja jete në një banesë në lagjen “Intercon”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Florim Haxhidema rreth 32 vjeç, i cili u gjet i pajetë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, 32-vjeçari kishte një plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë, e cila është sekuestruar së bashku me një gëzhojë për ekzaminime forenzike.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka arrestuar Muhamet Begishollin rreth 48 vjeç i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe A. R rreth 24 vjeç, vajza e të dyshuarit, e cila kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Ndërkohë, H. R, bashkëshortja e Muhamet Begishollit dhe nëna e A. R, në këtë fazë të procedurës është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.