Browse

Article 1 min read

Forca e Sigurisë së Kosovës në qendër të vëmendjes pas suksesit të trajnimit për snajper

Share Post

10:03 | 29 Qershor 2026

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin për snajper me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.

FSK njofton se trajnimi kishte për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme të armëve në misione të ndryshme operative.

“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke ngritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake”, thuhet në njoftim./Arbresh.info