Çfarë ndodhi në Ferizaj? Policia zbulon detaje tronditëse
TB
Gazeta Minuti arbn · June 28, 2026 · Uncategorized
Një vrasje ka ndodhur në Ferizaj, në rrugën “Sejdi Sejdiu”, të dielën rreth orës 22:50.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se ka ndodhur një përleshje ku është përdorur edhe arma e zjarrit.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj. Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt Për detaje shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë ai.