Article
•
•
1 min read
Humbje e rëndë: E reja nga Kosova humbi jetën në aksident në Gjermani
07:59 |
29 Qershor 2026
Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek në Facebook.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë.