Misteri që rrethon vdekjen e moshuarit në plazhin e Ulqinit
22:12 |
28 Qershor 2026
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin.
Sipas Klan Kosovës, një person i moshuar ka humbur jetën në bregdet. Ata pretendojnë se ngjarja ndodhi si pasojë e, sipas tyre, mungesës së ndihmës së parë në kohë.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia e Malit të Zi, por ata pretendojnë se nuk ka pasur ndërhyrje.
“Pas rreth 30 minutash që i moshuari qëndroi në breg, erdhën zjarrfikësit, ia mbuluan kokën dhe e vendosën përballë hoteleve, aty ku kalojnë njerëzit. Trupi qëndroi aty për rreth një orë”, tha njëri nga dëshmitarët.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare lidhur me këtë rast, ndërsa as mediat malazeze nuk kanë raportuar ende për ngjarjen.