Article
•
•
1 min read
Pse po tërheq vëmendje ura e re mbi lumin Ibër
17:29 |
28 Qershor 2026
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimi i projekteve strategjike infrastrukturore në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit, punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po zhvillohen në përputhje me planin e paraparë, shkruan Arbresh.info
Ky projekt, sipas komunikatës për media, pritet të krijojë një lidhje të re ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke ndikuar në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit.
“Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.