Browse

Article 1 min read

Valon Behrami zbulon se do ta kishte ndaluar festën me shqiponjë

Share Post

18:12 | 28 Qershor 2026

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Valon Behrami, ka folur për herë të parë rreth festimit me simbolin e shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës 2018.

Në një intervistë për RSI Sport, Behrami zbuloi se nuk kishte qenë në dijeni të festimit që do të pasonte pas golave ndaj Serbisë dhe se, po ta kishte ditur, do të ishte përpjekur ta ndalte.

“Sikur ta kisha ditur që do të festonin me simbolin e shqiponjës në Rusi 2018, do të kisha bërë diçka për t’i penguar. Unë nuk dija asgjë. Sapo kishim shënuar gol, vrapuam dhe ndodhi çdo gjë aty. Unë isha i vetmi që nuk e bëra shqiponjën”, deklaroi Behrami.

Ai tregoi se lojtarët nuk e kishin kuptuar menjëherë jehonën që kishte shkaktuar festimi.

“Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, akoma nuk e kishim kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Më pas na njoftuan se mediat kishin shkaktuar një furtunë, dhe aty nisën problemet”, u shpreh ish-mesfushori zviceran.

Xhaka dhe Shaqiri pas asaj feste u gjobitën me nga 20 mijë euro, kurse bashkëlojtari i tyre Lichsteiner me 10 mijë sosh./Arbresh.info