Browse

Article 1 min read

LDK përballë thirrjes për zgjedhje të brendshme pas rezultateve të dobëta

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 27, 2026 · Uncategorized

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar nisjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e partisë, nga nëndegët deri te kryetari i LDK-së, pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.

Në një mbledhje të mbajtur të premten, më 26 qershor, Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec shqyrtoi rezultatin zgjedhor si në komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës, me unanimitet të anëtarëve të pranishëm, u vlerësua se partia duhet t’i nënshtrohet një procesi të përgjithshëm zgjedhor, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.

“Pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet”, thuhet në komunikatë.