Rezultatet e Zgjedhjeve: LVV Kryeson me 47.13%
11:21 |
27 Qershor 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit 2026.
“Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”, ka deklaruar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas numërimit të votave të Komisionit.
Ai ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve, duke filluar nga ora 12:00 e ditës së sotme deri në të njëjtën orë të hënën.
Sipas tij, procesi është përmbyllur brenda një muaji nga dita e zgjedhjeve, duke falënderuar stafin e Sekretariatit për punën gjatë gjithë procesit.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 47.13% të votave, e ndjekur nga PDK me 19.44%, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.