Browse

Article 1 min read

Pacolli ngre shqetësim: Bllokada në rrugën e Aeroportit të Vlorës

Share Post

18:27 | 26 Qershor 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas publikimit të një videoje që tregon situatë në rrugën tek Aeroporti i Vlorës, ku është bllokuar qarkullimi.

Pacolli ka ngritur shqetësim publik për funksionimin normal të rrugës, duke e cilësuar atë si infrastrukturë publike dhe duke theksuar nevojën për respektimin e rregullave dhe menaxhim më të mirë të hapësirave rrugore.

Në reagimin e tij, ai ka shkruar:

“Kjo rrugë është rrugë publike, në rrugën e Aeroportit të Vlorës. Administratori i VIA, Bujar Ejupi, me kamionët e Valon Ademit bllokon rrugën publike! Vetëgjyqësi në sy të institucioneve dhe policisë së shtetit!”

Sipas videos së publikuar, në segmentin rrugor shihen bagëti që pengojnë lëvizjen , duke krijuar vështirësi në qarkullim.