Article
•
•
1 min read
Kamioni rrokulliset në autostradën 'Ibrahim Rugova', ngjall reagime
10:04 |
26 Qershor 2026
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik
Një i tillë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga pamjet shihet se një kamion është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Mediumi ka kontaktuar me Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.