Browse

Article 1 min read

Pacolli kërkon hetim të plotë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për Aeroportin e Vlorës

Share Post

10:45 | 26 Qershor 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e Aeroportit të Vlorës dhe koncesionin e lidhur me projektin.

Pacolli ka theksuar se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjim të vendimeve të mëparshme gjyqësore, por sipas tij evidenton se për muaj të tërë një projekt strategjik kombëtar është mbajtur peng nga masa të sigurimit që më vonë janë shpallur të paligjshme.

Postimi i plotë:

Për hir të DREJTËSISË!

VIA- Vlorë
Në shtesë të ketij teksti gjeni edhe pikat kyqe të konkluzioneve të Vendimit të Gjylates së Lartë!

Ju lutem lexoni!

Të dashur miq!

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjimin e Vendimeve të gabuara gjyqësore të gjyqëtarëve që murën ata; ai evidenton se, për muaj të tërë, një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng nga “masa të sigurimit” që u shpallën të paligjshme dhe nga mosveprimi i institucionit që ligji e ngarkon me detyrimin për të mbrojtur kontratën koncesionare dhe interesin publik. Pasojat ishin të rënda: u paralizua administrimi i shoqërisë koncesionare, u pengua zbatimi i kontratës, u shkaktuan dëme të konsiderueshme ekonomike dhe u cenua rëndë besimi i investitorëve në sigurinë juridike të Republikës së Shqipërisë.

Po aq domethënës është fakti se Gjykata e Lartë rrëzoi edhe pretendimet lidhur me të ashtuquajturën çështje “Delphos”, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj. Kjo tregon se narrativa e ndërtuar për muaj të tërë nga “2A Group”, e mbështetur nga vendime gjyqësore që më pas u shpallën të paligjshme dhe e përsëritur edhe nga disa zyrtarë apo struktura të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezultoi e pambështetur në të drejtë. Gjykata e Lartë i dha përgjigje përfundimtare edhe këtij pretendimi, duke rrëzuar një nga argumentet kryesore mbi të cilin ishte ndërtuar fushata kundër MABCO-s.

Kur Gjykata e Lartë konstaton se masat ishin të paligjshme dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërhynte për mbrojtjen e koncesionit, lind detyrimi që të HETOHËN me SERIOZITET përgjegjësitë individuale dhe institucionale për veprimet dhe mosveprimet që sollën këtë situatë. Sundimi i ligjit nuk rivendoset vetëm duke shfuqizuar një vendim të paligjshëm; ai rivendoset kur çdo person që, me veprim ose mosveprim, ka shkaktuar pasoja të tilla, mban përgjegjësi sipas ligjit. Vetëm në këtë mënyrë rikthehet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve tek drejtësia dhe tek shteti i së drejtës.

Andaj edje njëherë FTOJMË SPAK.un të vazhdoj HETIMIN e thell që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj.
Edhe sot, ndërsa flasim, në Aeroportin e Vlorës grupe që veprojnë jashtë çdo baze ligjore vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët publike dhe hyrjet në kantier, në prani të forcave të Policisë së Shtetit. Kjo situatë e papranueshme kërkon reagim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të ligjshmërisë. /Arbresh.info