Rikthimi i MABCO në Aeroportin e Vlorës pas Vendimit të Gjykatës së Lartë
09:25 |
26 Qershor 2026
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet në projekt.
Vendimi i Gjykatës së Lartë i riktheu MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke përmbysur vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjyqësorit dhe duke i hapur rrugë rikthimit të kompanisë në drejtimin e projektit.
Me këtë vendim u shfuqizuan edhe vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe të Gjykatës së Apelit, si dhe u rrëzua kërkesa e “Vlora International Airport” SHPK dhe “2A Group” për masë sigurie.
Vendimi i Gjykatës së Lartë i hap rrugë rikthimit të plotë të “MABCO”-s në drejtimin e projektit të Aeroportit të Vlorës./Arbresh.info