Article
•
•
1 min read
Qëndrimi i fortë i Lumir Abdixhikut për drejtimin: Dorëheqja nuk vjen në shprehje
07:50 |
26 Qershor 2026
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i partisë.
Ai u ka drejtuar një mesazh të qartë të gjithë atyre që kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë.
“Jo, more çfarë, as që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë as duart”, ka deklaruar Abdixhiku në Klankosova.
Ai theksoi se do të vazhdojë të mbetet në krye të LDK-së për sa kohë që ka shumicën brenda partisë.
“Deri sa të ekzistojë shumica, unë jam kryetari i LDK-së”, u shpreh ai.