Browse

Article 1 min read

Pse Cannavaro mendon se Ronaldo duhet të vazhdojë të luajë në moshën 41-vjeçare

Share Post

20:30 | 25 Qershor 2026

Ish-fituesi i Topit të Artë, dhe kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, Fabio Cannavaro ka bërë thirrje që Cristiano Ronaldo të vazhdojë karrierën e tij edhe për disa vite të tjera, pas paraqitjes spektakolare të portugezit në Kupën e Botës 2026.

Ronaldo ishte protagonist absolut në fitoren e Portugalisë, duke shënuar dy gola dhe duke shkruar histori, pasi u bë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë Kupa Bote, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu ai theu edhe rekordin e golave të Eusébio në turne. CR7 ka tani 10 gola në Kupën e Botës, dhe është portugezi që ka shënuar më së shumti, duke lënë Eusébion mbrapa me nëntë.

Trajneri i Uzbekistanit, pranoi se e kishte paralajmëruar skuadrën e tij për rrezikun që paraqet Ronaldo në zonën e rreptësisë.

“U thashë lojtarëve se nëse i lëmë edhe një centimetër hapësirë, jemi të mbaruar. Kështu ndodhi dhe ai shënoi dy gola,” deklaroi ai.

Sipas ish-mbrojtësit italian, Portugalia e ka ndërtuar lojën rreth Ronaldos, i cili edhe në moshën 41-vjeçare mbetet vendimtar falë inteligjencës dhe lëvizjeve të tij brenda zonës.

Pas ndeshjes, Cannavaro tregoi se i kishte folur personalisht Ronaldos.

“I thashë të vazhdojë të luajë edhe për disa vite. Ta shijojë futbollin. Është në formë të jashtëzakonshme fizike dhe ende ka shumë për të dhënë,” tha ai.

Ronaldo, i cili po kalon një tjetër moment historik në karrierën e tij, iu përgjigj kritikëve pas një jave të vështirë duke postuar në rrjete sociale mesazhin “Ne jemi këtu”.

Portugalija tani përgatitet për ndeshjen vendimtare ndaj Kolumbisë, ku i duhet fitorja për të siguruar vendin e parë në grup dhe kalimin e sigurt në fazën eliminatore./Arbresh.info