Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në përballjen vendimtare ndaj Kanadasë
20:07 |
24 Qershor 2026
Zvicra dhe Kanada luajnë derbin e natës së sotme me fillim nga ora 21:00 me kohën tonë lokale.
Kjo përballje i takon grupit B në Kupën e Botës, shkruan Arbresh.info.
Tashmë të dy kombëtaren kanë publikuar 11-shet e tyre për këtë përballje.
Zvicra e udhëhequr nga kapiteni shqiptar, Granit Xhaka është në kërkim të tri pikëve dhe vendit të parë në grup.
Formacioni i Zvicrës: Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi, Sow, Freuler; Vargas, Embolo
Kurse Kanada do mundohet që në tokën e tyre së paku të marrin një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup.
Kjo është 11-shja kanadeze: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Choiniere, Saliba, Buchanan, Ali Ahmed; Jonathan David, Larin.
Këto dy kombëtare kanë nga katër pikë./Arbresh.info