Behgjet Pacolli ngre alarmin për bllokadën në aeroportin e Vlorës
12:17 |
24 Qershor 2026
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit në Vlorë, duke ngritur shqetësime për situatën në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Pacolli ka deklaruar se kamionët e një grupi të lidhur me Valon Ademin kanë bllokuar hyrjen në aeroport dhe, sipas tij, kanë uzurpuar edhe një rrugë publike në fshat, duke penguar lëvizjen e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Drejtuar Prokurorit të dhtetit të Vlorës!
I nderuari Prokutor i shtetit!
Ky është realiteti i hidhur: kamionët e Valon Ademit jo vetëm që kanë bllokuar hyrjen dhe qasjen në arealin e aeroportit, por kanë uzurpuar edhe rrugën PUBLIKE të fshatit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Më skandalozja është se kjo ndodh nën sytë e Policisë së Shtetit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg dhe, në vend që të zbatojë ligjin, po toleron dhe po mbron këtë paligjshmëri të hapur. Kur institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe ligjin bëhen spektatore ose mbrojtëse të shkeljeve, atëherë kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës.
I ndëruari prokuror i Shtetit!
Çdo ditë ju keni përpara denoncimet tona për dhunën dhe paligjshmërinë që një grup i organizuar ushtron ndaj investitorit dhe ndaj vetë shtetit. Çdo ditë i shihni edhe këto pamje e këto bllokada.
Çfarë duhet të bëjmë më tepër? Ne nuk kemi zgjedhur dhe nuk do të zgjedhim dhunën. Kemi besuar te ju, te ligji dhe te drejtësia.
Prandaj, ose veproni sipas ligjit, ose dilni dhe deklarohuni qartë: si duhet të veprojmë kur ligji nuk na mbron
Mos pritni përshlallëzim tjetër ju lutem!/Arbresh.info