Article
•
•
1 min read
Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Një zë i fortë për UÇK-në
11:17 |
24 Qershor 2026
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Endrit Thaçi ka shprehur mirënjohje për, siç tha ai, përkrahjen e Ramës ndaj luftës së UÇK-së dhe të vërtetës në Hagë.
Ai e ka cilësuar takimin si të veçantë, duke theksuar se Rama është ndër zërat më të fortë në mbrojtje të UÇK-së dhe procesit në Hagë.
Në reagimin e tij, Thaçi ka falënderuar kryeministrin shqiptar, duke thënë se ai ka qëndruar në anën e së vërtetës, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur heshtjen.