9 Vendimet Befasuese nga Mbledhja e Qeverisë Kurti
TB
Gazeta Minuti arbn · June 24, 2026 · Uncategorized
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, mbledhja do të fillojë në orën 9, raporton IndeksOnline.
Rendi i ditës është si në vijim:
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e zgjatjen e qiradhënies sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore e Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje për 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, zona kadastrale Seqisht Komuna Hani i Elezit (ZKM);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për pranimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit në nënprojektin 4 projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe kryetarët e komunave përkatëse (MIT)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për pranimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në 4 projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave përkatëse (MAPL);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e ekzekutimit të “Rregullores për pranimin e trajnimit i thirrjeve telefonike në sistemin e takimit të avokatisë, sipas detyrës zyrtare (ex-officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim Odes së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokim të mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave (MZHR);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitjes në rrugën Hani i Elezit-Gorancë (MPH);
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtrazin (MPH).