Browse

Article 1 min read

Takimi historik i Edi Ramës me Macron ndez partneritetin e ri strategjik

Share Post

20:04 | 23 Qershor 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se projekti për rilindjen e Liceut Francez të Korçës ndodhet tashmë në tryezën e Presidentit të Francës, si një nga nismat që gëzon kujdesin e tij të drejtpërdrejtë pas vizitës historike në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi: “Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë”, shkruan Arbresh.info.

Kreu i qeverisë vlerësoi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se “një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”.

Rama e shoqëroi mesazhin e tij me simbolet e miqësisë shqiptaro-franceze, duke nënvizuar forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve./Arbresh.info/