Rikthimi i Cristiano Ronaldos që heshti kritikët me performancë rekord
21:54 |
23 Qershor 2026
Cristiano Ronaldo ishte fantastik sonte në fitoren e Portugalisë me rezultat 5-0 ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës.
Portugezi realizoi dy gola dhe arriti t’i thyej dy rekorde, shkruan Arbresh.info.
Me golin e parë, ai u bë lojtari i pari në histori të Kupës së Botës që luan në gjashtë Kupa të Botës dhe shënon gol në secilin prej tyre.
Kurse me realizimin e dytë u bë golashënuesi më i miri në histori të Portugalisë në Kupën e Botës me 10 gola.
Pas ndeshjes ai iu kundërpërgjigj kritikëve, që nuk lanë fjalë pa thënë për të pas paraqitjes me Kongon.
“Të gjithë thanë se duhet të dal në pension, por unë jam këtu”, tha Ronaldo.
Po ashtu, gazetari e pyeti nëse ai është drejtuar kamerës me fjalët “jam kthyer”.
“Po, që të mos e harrojnë”, u përgjigj shkurtimisht ai.
Tashmë, Portugalia është pothuajse e kualifikuar në fazën tjetër pasi ka katër pikë, në dy ndeshje.
Ndeshjen e fundit dhe vendimtare për pozitën e parë e luan me Kolumbinë pas disa ditësh./Arbresh.info