Article
•
•
1 min read
Ronaldo shkruan historinë me arritjen unike në Botëror
19:26 |
23 Qershor 2026
Cristiano Ronaldo ka hyrë sërish në histori të futbollit botëror.
Sulmuesi portugez u bë lojtari i parë në histori që arrin të shënojë gol në gjashtë Kampionate Botërore të ndryshme, pasi gjeti rrjetën në ndeshjen e Portugalisë ndaj Uzbekistanit në Botërorin 2026.
41-vjeçari tashmë ka shënuar në edicionet e Botërorit 2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026, duke vendosur një rekord unik që askush nuk e kishte arritur më parë.
Me këtë gol, Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit dhe të dëshmojë se mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave./Arbresh.info