Browse

Article 1 min read

Ronaldo shkëlqen me dopietë ndërsa Portugalia shkatërron Uzbekistanin

Share Post

20:59 | 23 Qershor 2026

Kombëtarja e Portugalisë ka regjistruar një fitore të thellë 5-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e xhiros së dytë të Kupës së Botës 2026.

Portugezët e nisën furishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 6-të me anë të Cristiano Ronaldos, i cili realizoi pas asistimit të João Cancelos.

Vetëm 11 minuta më vonë, Nuno Mendes dyfishoi rezultatin për 2-0.

Uzbekistani mendoi se kishte ngushtuar shifrat në minutën e 29-të, por goli i Ganiev u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për shkak të një faulli në aksion.

Në fund të pjesës së parë, Ronaldo goditi sërish, këtë herë pas një asistimi të Bruno Fernandes, duke e dërguar Portugalinë në pushim me epërsi 3-0.

Në pjesën e dytë, dominimi portugez vazhdoi. Në minutën e 60-të,

Nematov shënoi autogol për rezultatin 4-0, ndërsa Rafael Leão vulosi fitoren me golin e pestë në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Portuaglia del e para në grup me katër pikë. Kurse Uzbekistani mbetet pa pikë.

Ndeshjen e radhës Portugalia e luan me Kolumbinë kurse Uzbekistani përballet me Kongon./Arbresh.info