Punëtorët hyjnë në Aeroportin e Vlorës mes tensioneve për inventarin
11:57 |
23 Qershor 2026
Pas tensioneve të raportuara në hyrje të kantierit, punëtorët e kompanisë MABCO janë futur brenda ambienteve të Aeroportit të Vlorës.
Sipas informacioneve nga terreni, punëtorët kanë nisur kontrollin e inventarit dhe pajisjeve të mbetura në kantier, si dhe janë duke bërë përgatitjet e para për rifillimin e punimeve, raporton Arbresh.info.
Në zonë më herët janë raportuar përplasje dhe bllokime të hyrjes, të cilat kanë shkaktuar tension mes palëve të përfshira në konfliktin për administrimin dhe vijimin e projektit.
Pas ndërhyrjeve dhe zhvillimeve në terren, situata aktualisht raportohet më e qetë, ndërsa punëtorët e MABCO-s kanë arritur të futen brenda dhe të fillojnë verifikimin e gjendjes së pajisjeve në kantier./Arbresh.info