Browse

Article 1 min read

Fjalët e forta të Edi Ramës: Mbrojtja e flamurit të UÇK-së me çdo kusht

Share Post

11:25 | 23 Qershor 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish këtë të martë në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zgjasin prej 22 ditësh dhe pesë kërkesat kryesore të qytetarëve protestues.

Në reagimin e tij, Rama është ndalur edhe te ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili kishte lexuar kërkesat e protestuesve, duke u shprehur se ishte autorizuar nga grupi koordinues i protestës për të folur në emër të tyre.

Rama e ka cilësuar Goxhajn si “manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman”, duke shtuar se askush nuk mund të njollosë flamurin e UÇK-së. Ai ka publikuar gjithashtu një dokument të vitit 1999, ku sipas tij Goxhaj kishte deklaruar: “S’më ka marrë koka erë si im atë që të luftoj në Kosovë”.

Në postimin e tij, kryeministri ka përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj Goxhajt, ndërsa theksoi se pavarësisht gjithçkaje, nuk do të lejojë që të hidhet “asnjë pikë balte mbi flamurin e UÇK-së”.