Franca kalon tutje në Kupën e Botës pas ndeshjes dramatike me Irakun
02:54 |
23 Qershor 2026
Franca e ka fituar ndeshjen e tejzgjatur me Irakun 3:0 në Kupën e Botës e vlefshme për grupin I, dhe ka siguruar kalimin tutje në 1/16 e finales.
Francezët e nisën mirë takimin me një supergol të Mbappes në minutën e 14-të, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Pas pjesës së parë takimi u ndërpre për dy orë, pas kushteve të keqësuara atmosferike në SHBA.
Kur takimi rifilloi, Franca vazhdoi iniciativën dhe në minutën e 54-të, gjeti golin e dytë me Mbappen pas një gafe në mbrojtjen e Irakut.
Ndërkohë fitoren 3-0 e vulosi Dembele në minutën e 66-të.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Franca me këtë fitore kryeson aktualisht grupin I me gjashtë pikë.
Ndërkohë Iraku nuk ka pikë.
Takimin e fundit, Franca e luan me Norvegjinë kurse Iraku ka punë me Senegalin./Arbresh.info