Article
•
•
1 min read
Stuhia e fuqishme ndërpret ndeshjen Francë-Irak në Kupën e Botës
00:06 |
23 Qershor 2026
Ndeshja mes Francës dhe Irakut në Kupën e Botës 2026 është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Sipas njoftimit zyrtar, një stuhi e fuqishme po afrohet në zonën e stadiumit, duke detyruar organizatorët të ndalin takimin për arsye sigurie.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndeshja nuk do të rifillojë për të paktën 30 minuta, ndërsa situata do të vlerësohet vazhdimisht para se të merret vendimi për vazhdimin e saj.
Në momentin e ndërprerjes, Franca ishte në epërsi ndaj Irakut me rezultat 1:0.