Article
•
•
1 min read
Mbappe barazon rekordin e Klose: Goli që po komentohet
02:18 |
23 Qershor 2026
D.H
Kylian Mbappe është i pandalshëm. Ai realizoi golin e dytë personal këtë mbrëmje ndaj Irakut në takimin e dytë në grupin I.
Mbappe realizoi për 2:0 në minutën e 54-të pas asistimit nga Dembele, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i katërt në këtë Botëror.
Teksa ka 16 gola në tri Kampionate Botëror, ku barazon me gola Miroslav Klosen. Mbappe është dy gola larg Messit që është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve.