Messi bën histori: Fitorja emocionuese e Argjentinës në Kupën e Botës
21:02 |
22 Qershor 2026
Argjetnina ka arritur të shënoj një fitore të madhe me Austrinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupit J në Kupën e Botës.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Argjentina fitoi penallti, por Lionel Messi gaboi nga 11 metra dhe goditi jashtë, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti futbollist pati edhe dy mundësi të mira shënimi nga loja e hapur por ishte i pafat.
Në minutën e 38-të, Messi nuk gaboi më dhe realizoi për 1-0. Ai realizoi një gol historik i cili e bëri golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës me 17 gola.
Gjatë pjesës së dytë, Argjentina rrezikoi dy herë me Nico Gonzales por godijet e tij nuk ishin të sakta.
Austria tenoi të rrezikoi por mbrojtja e mirë argjentinase nuk i lejoi shumë hapësira mbrapa.
Messi nuk u ndal dhe në minutën e katërt shtesë i dha vulë fitores së Argjentinës me golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje, të pestin këtë edicion dhe të 18-tin në gjashtë pjesëmarrjet e tij në Kupën e Botës.
Kështu me këtë fitore Argjentina e Scalonit pas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë, dhe siguron fazën e eliminimit direkt, teksa Austria mbetet në kuotën e tri pikëve.
Takimin e radhës, Argjentina e luan ndaj Jordanisë, kurse Austria përballet me Algjerinë./Arbresh.info