Deklarata e Selim Pacollit pas tensioneve në Aeroportin e Vlorës
14:43 |
22 Qershor 2026
Përplasje janë regjistruar në ambientet e Aeroportit të Vlorës, ku janë përfshirë përfaqësues të kompanisë MABCO, nënkontraktorë dhe rojet e sigurisë.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, situata është tensionuar brenda ambienteve të aeroportit, ku punonjës të MABCO-s kanë nxjerrë me forcë nga zyrat e aeroportit disa prej punonjësve që ndodheshin aty.
Në lidhje me ngjarjen, Selim Pacolli ka deklaruar për media se veprimet e sotme janë ndërmarrë në zbatim të një vendimi gjyqësor.
“Ne sot e zbatuam vetëm një vendim ligjor që është i Gjykatës së Lartë dhe si pakt i asaj jemi sot në kantier ku do të vazhdojnë punimet tani e tutje. Ky aeroport duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kthehet në shërbim të qytetarëve. Është obligim i yni ta asistojmë njëri-tjetrin. Ne duhet ta gjejmë gjuhën e komunikimit dhe të përfundojnë punimet sa më shpejt. “Ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe t’i mbyllim punimet. Na nevojiten maksimumi 30 ditë për të përfunduar pjesën tonë. Sa i përket punimeve të pistës, nuk e di se sa do të zgjasin”, është shprehur Pacolli./Arbresh.info