Browse

Article 1 min read

Aksident Tragjik: I Riu Humb Jetën në Prizren nga Vinçi

Share Post

14:24 | 22 Qershor 2026

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur paraditen e së hënës në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me vinç.

Viktima është identifikuar si Valmir Morina, 26 vjeç, nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

Ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku dyshohet se punëtori është zënë nga një vinç i cili është rrëzuar gjatë punës, duke i shkaktuar lëndime fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e tij dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Viktima raportohet se ishte djali i vetëm i familjes dhe mbajtësi kryesor i saj, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë disa vite më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Prizren: 26-vjeçari humb jetën në vendin e punës, dyshohet se u godit nga pajisja e ndërtimit