Browse

Article 1 min read

Aksidenti tragjik që tronditi dy jetë

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 22, 2026 · Uncategorized

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani.

E.Zubaku 24 -vjeçare, dhe A.Zubaku 18-vjeçare janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë.

Sipas një mediumi gjerman, në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.

Dy vajza nga Topanica humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani (E.Z 24 vjeç
A.Z 18 vjeç)

Dy vajza me prejardhje nga fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, afër Appenweierit në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe policisë, aksidenti fillimisht u shkaktua nga një përplasje mes dy automjeteve gjatë një ndërrimi korsie me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e tjerë të frenonin papritur. Më pas ndodhi një aksident zinxhiror ku u përfshinë gjithsej pesë automjete të tjera.

Dy gratë, të cilat udhëtonin në të njëjtin automjet, pësuan lëndime fatale dhe ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Një person tjetër u raportua i plagosur rëndë, ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro.

Autostrada A5 në drejtim të Karlsruhes u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia zhvilluan operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Familjarëve, miqve dhe të afërmve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.

Burimi: Tagesschau (ARD Gjermani)⁠ dhe raportimet e policisë së Baden-Württemberg.