Article
•
•
1 min read
Tragjedi në bregdet: Dy turiste të reja humbin në det në plazh të pambikëqyrur
TB
Gazeta Minuti arbn · June 19, 2026 · Uncategorized
Një tragjedi është regjistruar në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi u mbytën në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, ndodheshin në një zonë plazhi të pambikëqyrur, pa praninë e strukturave të sigurisë apo menaxhimit. Dyshohet se ato janë futur në ujë dhe nuk kanë mundur të dalin më.
Trupat e tyre janë nxjerrë nga deti dhe janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë
Related Articles