Browse

Article 1 min read

Kur do të transferohen 100€? Detajet që bien në sy

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 12, 2026 · Uncategorized

Qytetarët që kanë aplikuar për përfitimin e mbështetjes financiare prej 100 eurosh nga pakoja qeveritare pritet që gjatë javës së ardhshme të fillojnë të marrin pagesat në llogaritë e tyre bankare.

Sipas informacioneve dhe pritjeve nga procesi i verifikimit të aplikimeve, tashmë autoritetet janë duke finalizuar kontrollin e të dhënave të aplikantëve, ndërsa ekzekutimi i mjeteve për studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privatpritet të nisë në ditët në vijim.

Kjo mbështetje financiare prej 100 eurosh është pjesë e paketës së miratuar nga Qeveria e Kosovës për përballimin e kostos së rritur të jetesës, ku përfshihen disa kategori përfituese, përfshirë studentët dhe të punësuarit në sektorin jopublik.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se pas përfundimit të verifikimeve administrative, transferimi i mjeteve mund të fillojë nga mesi ose fundi i javës së ardhshme, çka ka rritur pritjet tek mijëra përfitues anembanë Kosovës.

Ndërkohë, institucionet pritet që shumë shpejt të dalin edhe me njoftimin zyrtar për datën e saktë të ekzekutimit të pagesave.