Browse

Article 1 min read

Çfarë diskutuan Haxhiu dhe presidentja sllovene pas dyerve të mbyllura?

Share Post

20:45 | 10 Qershor 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Sofje.

Gjatë takimit, dy palët diskutuan për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i jep Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

Haxhiu shprehu mirënjohje për përkrahjen sllovene në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje deri në përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Në takim u diskutua gjithashtu për hapat e ardhshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në nevojën për avancim të reformave, harmonizim me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe përkushtimin ndaj vlerave evropiane.

Haxhiu falënderoi Slloveninë edhe për kontributin e saj në kuadër të KFOR-it, duke e vlerësuar këtë angazhim si të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon.