NATO's Historic Move: Military Spending to Hit 5% of GDP
20:05 |
8 Korrik 2026
Aleatët e NATO-s kanë marrë një zotim historik për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke shënuar një kapërcim të madh nga objektivi i mëparshëm prej 2%.Gjatë përmbylljes së samitit në Ankara, Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, pranoi se ekziston ende një hendek investimesh mes shteteve anëtare dhe nënvizoi se krahas nevojës për rritje të fondeve, ku disa vende kanë arritur të shpenzojnë deri në 10 miliardë dollarë brenda vitit, sfida kryesore mbetet krijimi i kapaciteteve të nevojshme për t’i menaxhuar këto buxhete.“Ka një fare hendeku midis disa shteteve, por ka disa ekonomi të mëdha, ato ishin para disa vitesh 2%, tani të gjithë të zotuar për 5. Disa shtete kanë shpenzuar 10 mld dollarë për një vit, normalisht që duhet të shpenzojnë më shumë, por edhe duhet kapacitete për t’i shpenzuar këto fonde%.Njerëzit debatojnë në maksimumin e fuqisë dhe jo s’më shqetëson, sepse në fund këto debate e bëjnë Aleancën më të fortë. E di që Trump dhe SHBA janë të përkushtuar ndaj NATO-s, por është faktor irritues që europianët nuk po paguajnë. Trump është përpjekur t’i bindë që të paguajnë dhe të kemi rezultate. Edhe pse kemi kërcënimin rus, ky është një inkurajim i madh. E ndiej këtë unitet dhe kjo aleancë është më e bashkuar se kurrë sepse i lejojmë vetes të mos jemi dakord.”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të SHBA-ve dhe Donald Trump ndaj Aleancës, duke e cilësuar presionin e Uashingtonit për pagesat e evropianëve si një “faktor irritues”, por pozitiv në arritjen e rezultateve.Pavarësisht debateve të ashpra të brendshme dhe kërcënimit të vazhdueshëm rus, Rutte deklaroi se NATO mbetet më e bashkuar se kurrë, duke theksuar se liria për të mos rënë dakord është pikërisht elementi që e bën këtë aleancë më të fortë.NATO do të vijojë të ndjekë një strategji që parandalon rënien e kapaciteteve bërthamore në duar të gabuara, por pa përjashtuar përfshirjen e saj në proceset globale. Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, deklaroi në përfundim të samitit se Aleanca është gjithmonë e gatshme të luajë një rol aktiv për paqen, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme në ditët dhe javët në vazhdim.“Është strategjia e NATO-s dhe aleatëve që të mos ketë në dorë kapacitete bërthamore. S’do të thotë që NATO nuk do të përfshihet. NATO është gjithmonë e gatshme të luajë rol për paqen. Do të shohim ç’do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim. Në Davos kemi rënë që kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Arktikut, ai kishte të drejtë sepse ekziston risk i madh që Rusia të rrisë influencën.Marrëveshja që bëmë, ishte që NATO dhe 7 shtetet në kufi në Arktik, të mbështeten nga aleatët evropianë që Arktiku të qëndrojë i sigurt. S’më lejohet të bëj zotime, pjesa e dytë ka të bëjë me bisedime tripalëshe mes SHBA, Groenlandës dhe Danimarkës që çfarëdo investimesh për Kupolën e Hekurt, nëse Groenlanda ndryshon pozicionin kushtetues me Danimarkën, u takon atyre. Roli im është të punojmë me liderët ushtarakë për të ndihmuar dhe pikërisht këtë po bëjmë.”