Pejë Incident: Woman Seeks Shelter After Husband's Aggression Over Phone
Siguri
Sinjali.com
08 Korrik 2026 08:37 Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 26-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, duke bërë që ajo të largohet nga shtëpia së bashku me katër fëmijët, raporton Sinjali.Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 korrikut, rreth orës 16:50, në rrugën “Gusia” në Pejë.I dyshuari është A. Sh., rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë F. Sh., rreth 21-vjeçar.Sipas burimeve, konflikti ka nisur derisa e reja ishte duke biseduar në telefon. Bashkëshorti i saj ka tentuar t’ia marrë telefonin celular nga dora, e pasi ajo ka refuzuar, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur, fyer dhe sharë atë, si dhe familjarët e saj.Në përpjekje për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe vjehrra e viktimës, e cila më pas ka njoftuar Policinë.Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme dhe refuzoi trajtimin mjekësor, viktima ka deklaruar se ka frikë nga bashkëshorti i saj dhe se nuk dëshiron të kthehet më në shtëpinë bashkëshortore.Pasi nuk kishte familjarë ku të strehohej, me asistimin e Policisë dhe një punëtori të Qendrës për Punë Sociale, ajo ka shkuar në banesë, ka marrë katër fëmijët dhe sendet personale, për t’u sistemuar më pas në Shtëpinë e Sigurt, së bashku me fëmijët.Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit. Për rastin është njoftuar edhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa hetimet janë në vazhdim.Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!/GazetaSinjali/